Italianët “pushtojnë” kalanë e Borshit/ Vizitohet nga mijëra turistë të huaj, mësojnë historinë tonë

schedule13:29 - 19 Gusht, 2023

schedule 13:29 - 19 Gusht, 2023

Kalaja e Borshit e ndodhur 500 metra mbi nivelin e detit i përket shekullit të Xll. Edhe pse kalaja është pak e promovuar turistët e huaj nuk mungojnë. Kjo pushuese italiane e gjeti kalanë në një guidë turistike, dhe thotë se i pëlqen shumë kalaja e Borshit dhe e gjithë Shqipëria.

“Jam Alesandra nga Italia dhe gjendem në Shqipëri nga e diela e kaluar. E gjeta informacionin për kalanë nga guida ime, sigurisht që më pëlqeu shumë, rruga për të ardhur këtu , ku parkuam dhe makinën, ishte e mirë e lehtë për t’u gjetur dhe në 5 minuta arritëm këtu”

“Sa i përket vizitoreve të tjerë unë personalisht pëlqej qe te mos këtë shume njerëz, me pëlqen fakti që këtu jemi vetëm”

“Kam vizituar disa kala këtu në Shqipëri dhe realisht jeni një vend i bukur, ju lutem ruajeni këtë vend kështu të pandryshuar…”

Kalasë nuk i mungojnë edhe vizitorët vendas, që sjellin fëmijët për t’u njohur me historinë e kombit të tyre.

“Është hera e parë qe vizitojmë kalanë e Borshit, m’u duk goxha e madhe, ka pjesë të rëna, do të doje punë ndoshta, ka një pamje shumë të bukur, dhe pjesën e detit dhe pjesën e maleve nga te tre anët, personalisht me ka pëlqyer shumë.. ”

E me gjithë historinë dhe pamjen e bregdetit që ofron , kalaja nuk është e mirëmbajtur. Mungojnë përshkrimet për faktet dhe periudhat historike, muret rrethuese të mbetura janë duke u rrëzuar, e për të vizituar ato duhet të kalosh përmes bimësisë.

“Kalatë në përgjithësi nuk është se ka ndonjë investim tjetër, por të ishte me e rregullt, në pjesën e mureve të japin idenë sikur do bien nga momenti ne moment, heqja e barit , vendosja e orientimeve, për të kaluar në drejtime të caktuara, t’i bëhet më shumë promovim, është e bukur për t’u parë, është në pozicion shumë të mirë duke qenë edhe deti edhe plazhi që bëhen poshtë, rruga vjen deri poshtë, pjesa tjetër me këmbë ishte goxha e mirë edhe e rregullt, kështu që mund ta shikojnë pushuesit edhe si një dite ndryshe nga te tjerat.”

“Më pëlqeu kalaja por do me pëlqente më shumë qe mos te kishte rrënoja të rrezuara”

Edhe pse e lënë në harresë nga institucionet përkatëse, kalaja arrin ende të thithë vizitorë duke e kthyer Borshin në një destinacion turistik që ofron më shumë se detin.