Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjeti tip “Opel” ka aksidentuar 84-vjeçarin Nazer Mehmetaj, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al



