Infermierja shpallet fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave

schedule15:38 - 18 Gusht, 2023

schedule 15:38 - 18 Gusht, 2023

Infermierja Lucy Letby është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në një pavijon të një spitali në Mbretërinë e Bashkuar. Siç shkruan BBC, vrasjet ndodhën në një spital në Chester midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016.

Ajo u shpall fajtore edhe për tentativën e vrasjes së gjashtë foshnjave të tjera, dhe gjykata nuk mori një vendim për tentativën e vrasjes së katër prej foshnjave. Letby u shpall e pafajshme për vrasjen e dy foshnjave. 33-vjeçarja fillimisht hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe fajësoi higjienën dhe personelin e spitalit.

Ajo do të dënohet të hënën në mëngjes në Manchester.

Ndërkohë, prokuroria deklaroi se Letby foshnjat i ka vrarë duke i mbytur, duke i ushqyer me forcë qumësht dhe duke i helmuar me insulinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!