Daja: Po pësojmë shumë, marr përgjegjësitë e mia

schedule18:36 - 28 Shtator, 2019

schedule 18:36 - 28 Shtator, 2019

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, u shfaq i mërzitur pas humbjes me Vllazninë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai theksoi se është përgjegjësi kryesor për atë që shfaq skuadra e tij. Shqetësimi kryesor i Dajës është pësimi i golit.

“Ishte një nga ndeshjet më të dobëta. Kemi treguar që kemi pasur shumë oscilacione. Pësojmë shumë gola. Kur një ekip nuk funksionon, trajner merr përsipër përgjegjësitë. Nuk i shmangem. Jo vetëm kemi problem në mbrojtje si grupi, por gabohet në pasin e thjeshtë nga lojtarët me eksperiencë. Natyrshëm ata me eksperiencë duhet të marrin përgjegjësi gjatë lojës dhe t’i japin tonusin ndeshjeve. Në këtë humbje përgjegjësinë kryesore e marr unë”.

“Ndoshta fitorja me Teutën na bëri të mos jemi me këmbë në tokë, të gjithë si grup. Kemi një ekip që nuk e ndihmon mbrojtjen, filtri i parë nuk funksionon. Duhet të jemi më të thjeshtë në lojë. Te penalltia e dytë kishim një vendosje të gabuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!