Kina zotohet të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Bjellorusinë

schedule21:17 - 17 Gusht, 2023

schedule 21:17 - 17 Gusht, 2023

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu ka vizituar Bjellorusinë dhe tha se vendi i tij do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me fqinjin e Rusisë, ku Moska po vendos armë taktike bërthamore.

Li u takua me presidentin Alelsandër Lukashenko të enjten në Minsk dhe tha se “qëllimi i vizitës sime në Bjellorusi është pikërisht zbatimi i marrëveshjeve të rëndësishme në nivel krerësh shtetesh dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ushtarak dypalësh”, shkruan Al Jazeera.

Asnjëra palë nuk dha detaje se çfarë do të përfshijë bashkëpunimi, por të dy vendet kanë rënë dakord të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake vitin e ardhshëm.

Li vizitoi Rusinë pak para se të shkonte në Bjellorusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!