Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet material radioaktiv në një shtëpi në Sydney, tre persona përfundojnë në spital

schedule15:02 - 17 Gusht, 2023

schedule 15:02 - 17 Gusht, 2023

Tre persona janë dërguar në spital pasi material radioaktiv u gjet brenda një shtëpie në Sydney. Për disa orë, shtëpia në Arncliffe u rrethua me shirita paralajmërues për rrezik helmues, bërthamor ose biologjik brenda. Forcat australiane konfirmuan se operacioni u krye me ekipet e zjarrfikësve.

Zjarrfikësit kanë thënë se “izotopet me nivel të ulët radioaktiv” janë gjetur, raportoi BBC. Materiali u gjet në një kontejner, pa lëshim rrezatimi.

“Ata ishin në gjendje ta izolonin materialin pa ndonjë incident. Tre banorë të shtëpisë u dërguan në spital, vetëm për mbikëqyrje”, tha ekipi. U konfirmua se nuk pati prova të ekspozimit ndaj rrezatimit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!