Të huajt po e zgjedhin Vlorën jo vetëm për të pushuar por edhe për të investuar. Vitet e fundit vërehet një interes i lartë i tyre për të blerë një apartament apo për të hapur një biznes në qytetin bregdetar. Më e preferuar Vlora mbetet për italianët.
Zonat më të lakmuara janë ato përgjatë bregdetit. Por kërkesa e lartë për prona ka rritur ndjeshëm edhe çmimet. Qemal Hoxha, agjent imobiliar thotë se në qendër të qytetit një metër katror shkon deri në 2 mijë euro.
Rritje vitet e fundit në Vlorë kanë pësuar edhe qiratë, si të apartamenteve por po ashtu edhe të bizneseve./abcnews.al