Pamjet tronditëse, ndoshta të marra nga vrasja e pesë të rinjve që u rrëmbyen javën e kaluar në Meksikë, janë bërë virale në rrjetet sociale. Foto dhe video, të cilat po verifikohen, tregojnë të rinjtë e moshës 19 deri në 22 vjeç, të cilët u rrëmbyen në shtetin Jalisco, bastion i bandave të trafikut të drogës.
Ha comenzado a circular el video del momento en el que uno de los cinco jóvenes de los desaparecidos en Lagos de Moreno, Jalisco, asesina con una piedra a los demás, nosotros no publicaremos el material visual, sin embargo esto es lo que sucede en el.
En este material, Jaime es… pic.twitter.com/uKzwLXNBpv
— Blog del Narco México (@blogdelnarcomex) August 16, 2023
Në foto shihen pesë të rinjtë të gjunjëzuar me duar të lidhura, në video njëri prej tyre sulmohet me thikë, ndërsa të tjerët tashmë janë të shtrirë në tokë. Kandidatja e opozitës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe senatorja Sochilt Galves njoftoi se do të pezullonte fushatën e saj për 24 orë,.
Në Meksikë, sipas APE, më shumë se 400,000 vrasje janë regjistruar që nga viti 2006, ndërsa më shumë se 110,000 njerëz janë zhdukur që nga vitet 1960. Shumica e këtyre krimeve autoritetet ia atribuojnë luftërave midis bandave ose hakmarrjes së kartelit për veprimet e forcave të sigurisë.
Dhuna filloi në vitin 2006, kur presidenti i atëhershëm Felipe Calderon i shpalli “luftë” karteleve të drogës, duke vendosur ushtrinë brenda vendit.
/abcnews.al