Një grua nga Teksasi është akuzuar se ka kërcënuar një gjyqtare që po mbikëqyr një çështje penale kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. Abigail Jo Shry, 43, dyshohet se telefonoi gjykatën në Uashington DC më 5 gusht, duke sharë dhe kërcënuar gjyqtaren e qarkut të SHBA Tanya Chutkan.
Shry gjithashtu dyshohet se kërcënoi se do të vriste një anëtar demokrat të Kongresit.
“Nëse Trump nuk zgjidhet në 2024, ne do të vijmë t’ju vrasim,” thuhet të ketë thënë ajo.
Ajo kërcënoi gjithashtu të gjithë demokratët në Uashington DC dhe komunitetin LGBT, sipas dosjes gjyqësore dhe kërcënoi gjithashtu se do të vriste kongresmenen Sheila Jackson Lee, një demokrate me ngjyrë nga Teksasi, e cila kandidon për kryebashkiake të Hjustonit.
/abcnews.al