Numri i emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në Itali nëpërmjet Mesdheut është dyfishuar në 7 muajt e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportojnë mediat lokale.
Vendi regjistroi 89.158 ardhje të emigrantëve të jashtëligjshëm në brigjet e tij nga janari në korrik, krahasuar me 41.435 në vitin 2022, duke regjistruar një rritje prej 115,18%, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, duke shtuar se Tunizia ishte vendi kryesor i nisjeve për në Itali në vitin 2023.
Ndërsa numri i emigrantëve të jashtëligjshëm është rritur në këto udhëtime të rrezikshme, Italia gjithashtu ka rritur përpjekjet e saj të kërkimit dhe shpëtimit, shtoi agjencia.
Nga ky total, 64.764 (72,64%) emigrantë të parregullt janë shpëtuar në det dhe janë sjellë në brigjet italiane, që është më shumë se trefishi i numrit të shpëtuar nga janari deri në korrik 2022, që u shpëtuan 19.171.
Ndërkohë, numri i kërkesave për azil është rritur me 70,59%, në 72,460.
Gjithsej 2.561 kërkesa për azil të emigrantëve të jashtëligjshëm janë refuzuan dhe më pas ata janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.