SHBA po e shtyn Iranin të ndalojë shitjen e dronëve të armatosur në Rusi, si pjesë e diskutimeve mbi një mirëkuptim më të gjerë të pashkruar midis Uashingtonit dhe Teheranit për të ulur tensionet, sipas Financial Times, duke cituar njerëz të informuar për këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Iranit që të ndalojë shitjen e dronëve, të cilat Moska po i përdor në luftën në Ukrainë, si dhe pjesë këmbimi për avionët pa pilot, thuhet në raport, duke cituar një zyrtar iranian dhe një person tjetër të njohur me bisedimet.
Lajmi vjen ndërsa Uashingtoni dhe Irani po përpiqen të zbusin tensionet dhe të ringjallin bisedimet më të gjera mbi programin bërthamor të Iranit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se ai do të mirëpriste çdo hap nga Irani për të shtensionuar “kërcënimin bërthamor në rritje”./abcnews.al