Kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut në protestën për Belerin/ Kapllani: E paprecedentë, tubim kundër shtetit dhe drejtësisë

schedule17:11 - 16 Gusht, 2023

schedule 17:11 - 16 Gusht, 2023

Shkrimtari Gazment Kapllani e konsideron të paprecedentë, faktin që kryebashkët e Athinës dhe Selanikut, morën pjesë në një protestë në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është i paditur për blerje votash.

Përme një postimi në rrjetet sociale, Kapllani u shpreh se tubimi ishte kundër shtetit dhe drejtësisë shqiptare.

Sipas tij, kjo është diçka e paprecedentë në Evropë edhe gjatë periudhës së errët mes luftrave të viteve ’30.

“Kryebashkiakët e qyteteve kryesore greke (Athinë, Selanik etj.) shkuan në Shqipëri duke organizuar një tubim kundër Shtetit dhe Drejtësisë Shqiptare dhe në mbështetje të kandidatit të Himarrës, kryebashkiakut Fredi Beleri, i paditur për blerje votash. E paprecedentë në Evropë edhe gjatë periudhës së errët mes luftrave të viteve ’30!”, shkruan ai në platformën X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!