Zyrtarët në Letoni kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe ushtrisë në ruajtjen e kufirit me Bjellorusinë, pas rritjes së numrit të kalimeve të paligjshme.
Nëntëdhjetë e gjashtë përpjekje për të kaluar kufirin në Letoni u bënë në harkun kohor të 24 orëve, shkruan Sky News.
Oficerët e rojes kufitare madje janë tërhequr nga pushimet e tyre për të përforcuar patrullat.
Një rritje e ngjashme e kalimeve të paligjshme nga Bjellorusia është parë në Poloni javët e fundit./abcnews.al