“Griffe & Chic” prezanton pesë ‘figurinot’ më të mira të të gjitha kohërave nga stilistët më të njohur në botë

schedule11:47 - 15 Gusht, 2023

schedule 11:47 - 15 Gusht, 2023

Në puntatën e katër të emisionit të modës “Griffe & Chic” në ABC News, janë trajtuar ‘figurinot’ (skicat e veshjeve).

Në fillim janë prezantuar pesë ‘figurinot’ më të mira të të gjitha kohërave nga stilistët më të njohur në botë, më pas studentët kanë bërë punimet e tyre.

1.Figurino nga Thierry Mugler vë në skenë një grua të re në kërkim të ekuilibrit të saj të këndëshëm. Ajo jo vetëm që zbulon veten, por edhe shëndrrohet në një grua sublime dhe të lulëzuar. Kjo bën Mugler, të shfaq të gjitha marrëzitë, guximin dhe të gjitha format e metamorfozave.

2.Nga John Galliano, u krijua për një kalendar bamirësie të modës në Mbretërinë e Bashkuar me një lule të artë. Spikat stili i trupit Galliano që vihet re nga qendrimi i trupit në harmoni me veshjet.

3.Nga Jean Paul Gaultier, e cila u përzgjodh nga punët e tij unike dhe u kthye në një vepër arti. Korsetë e yllit të popit Madonna janë materiale muzeale dhe janë pjesë e shfaqjes së stilistit francez Jean Paul Gaultier në Muzeun e Bruklinit.

4.Nga GianFranco Ferre, nxjerr në pah background-in e tij si skulptor, arkitekt. Ai arriti të ndërthurte preçizionin absolut me ndjenjat, kombinim i teknikave të ndryshme, artit dhe metodave.

5.Figurino për Operan e Parisit nga Olivier Rousteing, inspiruar nga bota magjepsesëse e kërcimit klasik, lëvizjet e dancit e bëjnë unike të gjithë ilustrimet e tij./abcnews.al