“Ukrainagate”, jep dorëheqjen i dërguari special amerikan në Kiev

schedule11:24 - 28 Shtator, 2019

schedule 11:24 - 28 Shtator, 2019

I dërguari special amerikan në Ukrainë, Kurt Volker ka dhënë dorëheqjen si pasojë e shpërthimit të skandalit Ukrainagate. Ndërkohë avolkati personal i kreut të shtëpisë së Bardhë, Rudi Xhuliani, u shoreh se nuk mund të dëshmojë në kongres pa lejen e Trump. Ai e justifikoi këtë vendim me ruajtjen e marrëdhënies avokat – klient.

Dorëheqja e parë në skandalin e “Ucrainagate”.  Dërguari special i shteteve të bashkuara të amerikës, Kurt Volker, dha dorëheqjen një ditë pas publikimit të denoncimit të një agjenti amerikan të shërbimit sekret për telefonatën në të cilën presidenti amerikan Donald Tramp i kërkon atij ukrainas Zelenski që të hetojë Bajden.

Volker ishte personi që krijoi kontaktin mes avokatit personal të kreut të shtëpisë së bardhë, Rudi Xhuliani dhe bashkëpunëtorit të liderit ukrainas.

Edhe vetë Xhuliani i përfshirë në skandalin e anuloi pjesëmarrjen në një konferencë në Armemi për javën e ardhshme ku mund të jetë i pranishëm dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Avokati pretendon se një bashkëpunëtor i tij i kishte programuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet ku kishte marrë pjesë dhe më parë, dhe nuk ishte në dijeni nëse do të paguhej apo jo.

Gjithnjë Xhuliani këmbënguli se nuk do të dëshmojë në kongresin amerikan në kuadër të  hetimeve për impeachment pa u konsultuar me Tramp, dhe theksoi se puna e tij duhet të mbrohet nga privilegji që ruan marrëdhëniet avokat – klient.

Ai shtoi se në fund, nëse do të donte të dëshmonte dhe Trump jo, atëherë ai nuk mund ta bënte.

Ndërkohë demokratët përshpejtojnë procedurat për impeachment të presidentit Trump. Sipas Nju Jork Tajma akuzat mund të jenë gati deri në fund të muajit tetor.

Nensi Pelozi kryetarja demokrate e kongresit amerikan, e cila të hënën nisi procedurën për akuzimin e kreut të shtëpisë së bardhë, theksoi se cdo gjë do të bëhej Brenda një kohe të shkurtër.

Pelozi shpjegoi se gjërat nuk duhet të zvarriten dhe se dokumentet e dorëzuara nga Shtëpia e Bardhë ndihmuan në përsjpejtimin e procedurës.

Transkriptimi i telefonatës së 25 korrikut ndërmjet Tramo dhe presidentit ukrainas Zelenski, sipas demokratëve nuklë hapësirë për dyshime.

Presidenti amerikan ka abuzuar me pushtetin kur i kërkoi Zelenskit që të hetonte mbi rivalin politik Bajden, i cili është kandidat në radhët e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Ndërkohë Nju Jork Tajms ka publikuar detaje për identitetin e agjentit i cili bëri denoncimin: sipas të përditshmes prestigjoze ai është një zyrtar i CIA-s i cili në të kaluarën ka qenë në shërbim në Shtëpinë e Bardhë si dhe ekspert në Ukrainë.

Drejtori i Nju Jork Tajms mbrojti vendimin për publikimin e këtyre detajeve duke thënë se presidenti dhe disa mbështetës të tij sulmuan besueshmërinë e këtij agjenti.

Për këtë arsye u publikua dhe një pjesë e identitetit të tij pasi lexuesit kanë të drejtë të kenë informacione të mjaftueshme për të gjykuar më pas nëse është i besueshëm ose jo.

Trump nga ana e tij vijon të këmbëngulë se telefonata me Zelenskin ishte e përsosur dhe e përshtatsgne dhe ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të komisionirt të shërbimit të inteligjencës në kongres, demokratit Adam Shif.

Ky i fundit do të drejtojë hetimet për ‘impeachment. “Jemi në luftë, këta njerëz janë të sëmurë,” u shpreh Trump në një bisedë private, duke krahasuar denoncuesin me një spiun:

“E dini se cfarë ndodhte më parë në rast tradhtie nga ana e spiunëve? Situata trajtohej pak më ndryshe në krahasim me tani,” përfundoi Trump./ABC News Albania 24/7