Turqia lëshoi urdhër arresti, deputetja gjermane ndalohet në Antalia

schedule14:30 - 14 Gusht, 2023

schedule 14:30 - 14 Gusht, 2023

Gökay Akbulut, një deputete nga partia gjermane Die Linke u arrestua në aeroportin e Antalias pas mbërritjes së saj në Turqi më 3 gusht.

Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi incidentin për gazetën Frankfurter Allgemeine, duke thënë se ambasada gjermane në Ankara dhe konsullata e saj në Antalia ishin në kontakt të ngushtë me deputeten.

Qeveria gjermane ndërhyri menjëherë për të siguruar lirimin e saj të menjëhershëm. Akbulut, e cila është deputete që nga viti 2017, foli për arrestimin e saj në një postim në Twitter të shtunën mbrëma.

“Sapo mbërrita në aeroportin e Turqisë, mësova se ndaj meje kishte një urdhër arresti.

Dosja u fshi brenda disa orësh, përpara se të më duhej të bëja një deklaratë. Falenderoj Ministrinë e Jashtme për veprimin e saj të shpejtë! Incidenti tregoi edhe një herë se në Turqi nuk ka ndarje pushtetesh. Mos u shqetësoni: Nuk do të më tremb një urdhër arresti”,tha ajo.

Arsyeja zyrtare e arrestimit ende nuk dihet.

Akbulut ka lindur në Turqi dhe, sipas saj.  Ajo ka kritikuar vazhdimisht qeverinë turke dhe po bën fushatë që Gjermania të heqë ndalimin e saj ndaj aktiviteteve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është cilësuar si organizatë terroriste si në Turqi ashtu edhe në BE.

/abcnews.al