Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e Fierzës protestë kundër guroreve: Do të dëmtohet natyra, ndotet uji i pijshëm

schedule12:10 - 14 Gusht, 2023

schedule 12:10 - 14 Gusht, 2023

Aktiviteti i guroreve dhe ndërtimi i një fabrike bitumi i ngritën në protestë mëngjesin e kësaj të hëne banorët e Njësisë Administrative Fierzës në Tropojë. Kundërshtimin e tyre e shprehën duke bllokuar me automjete aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Banorët shprehen shqetësimin se guroret por edhe ndërtimi i fabrikës do të dëmtojnë natyrën bashkë me të turizmin malor si dhe do të ndikojnë në ndotjen e ujit të pijshëm. Po ashtu ata ngritën pretendime se subjektet që po operojnë në këtë zonë nuk kanë dokumentacione ligjore.

Bllokimi i rrugës përmes makinave shkaktoi radhë automjetesh të hënën. Kjo nuk është hera e parë që banorët e Fierzës protestojnë mbi punën e guroreve dhe ndërtimet për fabrikën e bitumit por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar nga autoritetet./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!