EMRAT/ Sekuestrohen 11 kg kanabis, vihen në pranga babë e bir në Krujë

schedule11:44 - 14 Gusht, 2023

schedule 11:44 - 14 Gusht, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës si dhe u sekuestruan 11 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis. Mësohet se babë e bir Ndriçim dhe Bujar Kani, 43 dhe 22 vjeç, kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre në fshatin Kroi i Madh për tharjen e kanabisit që kultivonin.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, policia gjeti rreth 11 kg kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy celularë. Dyshohet se të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë 3 javëve të fundit në këtë fshat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!