TIRANË- Policia e Shtetit ka caktuar 100 kuota pranimi për ata që duan të vijojnë studimet 1-vjeçare në Akademinë e Sigurisë. Kjo u bë e ditur nga zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila përmendi gjithashtu kriteret që duhet të plotësojnë konkurrentët.
“Policia e Shtetit ka pacaktuar kuotat e pranimit bazë të nevojave të drejtorive nëpër qarqe. Numri u kuotave të për këtë vit është 100. Këta 100 të rinj do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë janë pjesë e grupit që ne i kemi quajtur grupi i ekselencës, pasi ata do të plotësojnë disa kritere që vijnë nga degët e jurisprudencës, ekonomi ose teknologji informacioni, mesatarja duhet të jetë 8 e lart në të dyja ciklet e studimeve bachelor dhe master dhe gjithashtu duhet të kenë edhe gjuhën angleze. Në përfundim të ciklit të përshpejtuar të studimeve, rreth një vit, këta studentë do të inkuadrohen në Policinë Kriminale për të fuqizuar goditjen ndaj krimit ekonomik dhe kibernetik. Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të policisë, ku aplikanti ka vendbanim të përhershëm”, tha ajo.
Ajo listoi numrin e kuotave në disa drejtori vendore të Policisë, ku nevojën më të madhe sipas zv.ministres e ka Korça, Gjirokastra dhe Kukësi.
“Lidhur me modalitetet e aplikimit, Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë dhe janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive:
17 kuota në qarkun Korçë;
5 kuota në qarkun Berat;
8 kuota në qarkun Fier;
13 kuota në qarkun Vlorë;
16 kuota në qarkun Gjirokastër;
13 kuota në qarkun Shkodër;
16 kuota në qarkun Kukës;
12 kuota në qarkun Dibër.”, shtoi ajo./n.m.abcnews.al