Mbi 90 viktima nga zjarret në Hawaii/ Senatorja amerikane: S’ka asnjë justifikim për këtë tragjedi

schedule07:43 - 14 Gusht, 2023

schedule 07:43 - 14 Gusht, 2023

Ndërsa zjarri më vdekjeprurës në SHBA në më shumë se 100 vjet shpërtheu në Hawaii duke u marrë jetën të paktën 93 personave, sistemi më i madh i alarmit mbeti i heshtur. Disa banorë thonë se nuk kanë marrë një paralajmërim zyrtar dhe ka pasur ankesa se zyrtarët ishin të papërgatitur për zjarret.

“Unë nuk do të bëj asnjë justifikim për këtë tragjedi. Por Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një rishikim të asaj që ka ndodhur me ato alarme dhe disa nga veprimet e tjera që janë ndërmarrë”, tha senatorja Mazie Hirono për CNN duke shtuar se tani për tani është fokusuar tek nevoja për shpëtimin e njerëzve.

“I gjithë qyteti historik i Lahaina u dogj deri në themel”, tha ajo. “Ne pamë një grup makinash pranë oqeanit, dhe është mjaft e qartë se pasagjerët e atyre makinave ndoshta janë hedhur në oqean dhe më thanë se të paktën 12 njerëz u shpëtuan nga oqeani”. Hirono pranoi se shteti është në një periudhë “shoku dhe humbjeje”.

“Ne e dimë se rimëkëmbja do të jetë e gjatë dhe burimet do të jenë të nevojshme,” tha ajo. “Fokusi për momentin është me të vërtetë në rimëkëmbjen. Ka ende njerëz që janë të pagjetur. Ata duhet të identifikohen. Ka një thirrje për njerëzit që të vijnë për të siguruar ADN.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!