Polonia: Përforcimi në kufirin me Bjellorusinë, për shkak të retorikës dhe veprimeve armiqësore të Minskut

schedule20:33 - 13 Gusht, 2023

schedule 20:33 - 13 Gusht, 2023

Polonia deklaroi se vendi ka rritur numrin e trupave që mbrojnë kufirin e saj me Bjellorusinë si një pengesë mes veprimeve “destabilizuese” nga fqinji i saj pro-rus.

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak u takua në Jarylowka, në Poloninë lindore, të shtunën me disa nga trupat e vendosura së fundmi pranë kufirit me Bjellorusinë, shkruan Al Jazeera.

Ai këmbënguli se prania e shtuar ushtarake është thjesht një veprim parandalues, jo një akt armiqësor, siç pretendojnë Minsku dhe Moska.

Blaszczak tha këtë javë se deri në 10,000 trupa polake do të vendosen në kufi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!