Mbrojtja ajrore e Rusisë ka rrëzuar të paktën katër drone sot. Kështu ka pretenduar sot ministria e Mbrojtjes në Moskë, shkruan Sky News.
Tre u rrëzuan mbi rajonin Belgorod të Rusisë jugore, tha ministria, ndërsa droni tjetër u kap mbi rajonin Kursk, në veri të Belgorodit.
Nuk ka viktima apo dëme, sipas informacioneve paraprake nga ministria.
Sulmet me dronë brenda Rusisë janë shtuar që kur një dron u shkatërrua mbi Kremlin në fillim të majit./abcnews.al