Policia iu ka ardhur në ndihmë 4 turistëve spanjollë që humbën orientimin gjatë natës në Sarandë. Vizitorët kishin mbetur në plazhin “Pllakatun” sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e ofruar./abcnews.al