Sekuestrohen 47 mijë euro në Kakavijë, dy të proceduar

schedule12:35 - 11 Gusht, 2023

schedule 12:35 - 11 Gusht, 2023

GJIROKASTËR- Dy persona janë proceduar penalisht  në Kakavijë pasi po tentonin të kalonin një shumë të konsiderueshme parash nga Shqipëria, në drejtim të shtetit të Greqisë.


Sipas policisë kufitare, në dy raste janë sekuestruar në total një vlerë prej 47 mijë eurosh. Ata i kishin fshehur paratë në automjete dhe në çantë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rasteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!