Një grup prej 30 personash përmbysën një dyqan luksoz në një qendër tregtare në Glendale, Kaliforni, të martën, më 8 gusht dhe vodhën mallra me vlerë rreth 300,000 dollarë.
Sipas Departamentit të Policisë së Glendale (GPD), të dyshuarit vrapuan në dyqanin Yves Saint Laurent, që ndodhet në Americana në kompleksin tregtar Brand, të martën vonë pasdite dhe vodhën “rroba dhe mallra të tjera përpara se të iknin në këmbë dhe të largoheshin nga vendi me automjete të shumta”.
GPD tha se vjedhjet ‘flash mob’ përfshijnë grupe të mëdha, të koordinuara njerëzish që nxitojnë në dyqane së bashku.
Të dyshuarit “kapin sa më shumë mallra që të jetë e mundur përpara se të ikin me automjete të shumta”, tha policia, duke shtuar se pronari i kompleksit do të ofronte një shpërblim prej 50,000 dollarësh për atë që çon informacion për personat përgjegjës.
Pamjet e postuara në Tik Tok u bën virale dhe tregojnë njerëz të veshur me veshje të errëta që dalin nga dyqani me vrap./abcnews.al
View this post on Instagram

