Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqi/ Nëna akuzon partnerin se ka abuzuar me 5 fëmijët e saj

schedule17:09 - 10 Gusht, 2023

schedule 17:09 - 10 Gusht, 2023

Një rast tronditës është zbuluar në Korfuz, ku një nënë ka denoncuar partnerin e saj se ka abuzuar me pesë fëmijët e saj të mitur. 40 vjeçarja u paraqit mesditën e së mërkurës në Drejtorinë e Policisë Jugore të Korfuzit, ku ka bërë denoncim ndaj partnerit të saj 44-vjeçar për sjellje të pahijshme.

Siç ka pohuar në polici, viktima të këtyre sjelljeve kanë qenë pesë fëmijët e saj të mitur. Ata janë dy djem, 14 vjeç, një vajzë 12 vjeç dhe një djalë e vajzë 9 vjeç. Nëna e fëmijëve nuk ka përmendur kohën e kryerjes së akteve të dyshuara, gjë që mund të shihet nga ekzaminimi i mjekëve./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!