Vrasja e kandidatit për president, Ekuador shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule11:10 - 10 Gusht, 2023

schedule 11:10 - 10 Gusht, 2023

VPresidenti në largim i Ekuadorit, Guillermo Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas vrasjes së kandidatit për president Fernando Villavicencio.

Dekreti vendos 60 ditë gjendje të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe parashikon mobilizimin e Forcave të Armatosura në të gjithë territorin, teksa me një dekret tjetër shpalli tre ditë zie kombëtare.

“Forcat e Armatosura janë aktualisht të mobilizuara në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 20 gushtit”, tha presidenti.

Vrasja e Fernando Villavicencio, kandidat i mazhorancës qeveritare në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ekuadorit, ka tronditur të gjithë spektrin politik të vendit.

Favoritja absolute në sondazhe, Luisa Gonzalez, kandidate e partisë së ish-presidentit Rafael Correa, shprehu indinjatën e saj duke deklaruar se vdekja e Villavicencio është zi për të gjithë.

Vetë Villavicencio kishte denoncuar disa ditë para sulmit se kishte marrë kërcënime me vdekje nga kreu i një karteli droge i quajtur José Adolfo Macías Villamar, alias “Fito”.

Ai u qëllua me armë pas një takimi elektoral në Kuito, teksa hynte në makinë. Agresori më pas u ekzekutua nga forcat e sigurisë, ndërkohë që në këtë incident mbetën të plagosur dhe 9 persona të tjerë

/abcnews.al