Atentati me 10 plumba shqiptarit në Greqi/ E shkuara kriminale e 51-vjeçarit, lidhja me biznesmenët e vrarë Sadikaj dhe Papa

schedule10:30 - 10 Gusht, 2023

schedule 10:30 - 10 Gusht, 2023

Mbrëmjen e së mërkurës, biznesmeni Andrea Kalemi nga Tepelena, 51-vjeç i cili ishte duke kaluar pushimet së bashku me familjen e tij në ishullin Pax të Greqisë, u qëllua me 10 plumba.

Adrea ose Adriatik Kalemi është një emër i njohur për autoritet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Ai është arrestuar në vitin 2001 nga RENEA për llogari të shtetit belg, pasi akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve atje.

LEXO EDHE: Shkoi për pushime me familjen, detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi

Po ashtu 51-vjeçari lidhet edhe me dy emra të njohur që janë vrarë një vit më parë në Shqipëri. Kushëriri i tij, Aleksandër Sadikaj ndërroi jetë pasi makina e tij u hodh në erë me një sasi tritoli, teksa ishte duke lëvizur në dalje të Tiranës.

Kjo ngjarje pasoi me vrasjen e Edmond Papës në nëntor të vitit të kaluar. Për këtë ngjarje u arrestuan dy shtetas, Alban Velo dhe Andrea Bode, të dy shokë të 51-vjeçarit.

Ka dyshime se Kalemi ka qenë një nga personat  e përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, edhe pse emri është në dosjen hetimore, si i dyshuar.

Ai po ashtu është ndaluar nga policia kohë ma parë, pasi bashkë me dy persona të tjerë nën efektin e alkoolit kanë kundërshtuar forcat e policisë.  51-vjeçari është qëlluar me 10 plumba, por ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë.

Ai është futur në shtetin grek më 5 gusht nga pika kufitare e Kakavijës, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!