Modelja e njohur, Gisele Bündchen po qëndron pozitive pavarësisht divorcit të saj me Tom Brady vitin e kaluar pas 13 vitesh martesë.
“Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur mediat spekulojnë në çdo hap”, tha ajo për Vogue Brasil në një intervistë të publikuar të martën.
“Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado e vështirë të jetë, ka diçka për të na mësuar dhe kjo ndodh për evolucionin tonë”, shtoi modelja.
Bündchen, e cila ka djalin Benjamin, 13 vjeç, dhe vajzën Vivian Lake, 11 vjeç, me Brady, zbuloi se në vend që të përqendrohet tek negativiteti, ajo po fokusohet te fëmijët , shëndetin, planet dhe ëndrrat.
Sa i përket ritualeve të saj të shëndetit, Gisele theksoi:
“Ka tre gjëra që unë i konsideroj thelbësore për t’u ndjerë mirë: të hani shëndetshëm, të ushtroheni çdo ditë dhe të merrni kohë për të pushuar mendjen dhe trupin tuaj.”/abcnews.al