Rregullatori zyrtar i medias në Irak urdhëroi të mërkurën të gjitha mediat dhe rrjetet sociale që operojnë në vend të mos përdorin termin “homoseksualitet” por të përdorin shprehjen “devijim seksual”.
Komisioni i Irakut për Komunikime dhe Media njoftoi gjithashtu se përdorimi i termit “gjini” është i ndaluar, i cili vlen veçanërisht për të gjitha kompanitë telefonike dhe të internetit, aplikacionet e të cilave janë të licencuara në Irak, raporton Reuters.
“Rregullorja urdhëron organizatat mediatike që të mos përdorin termin “homoseksualitet” dhe të përdorin termin e saktë “devijim seksual”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Një zëdhënës i qeverisë irakiane tha se ende nuk është përcaktuar ndonjë dënim për shkeljen e rregullit të ri, por nuk përjashtoi mundësinë e një gjobe./abcnews.al