Dëmet nga fatkeqësitë natyrore në gjysmën e parë të këtij viti arritën në rreth 120 miliardë dollarë. Fatkeqësia natyrore që shkaktoi më shumë dëme ishte tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Humbjet ekonomike vlerësohen në 34 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi paraprak të Bankës Botërore.
Megjithatë, stuhitë dhe fenomenet e tjera të motit duke përfshirë breshrin, shirat e dendur, erërat dhe ndryshimet e papritura të temperaturës, ishin fenomenet që shkaktuan dëme kolosale.
Këto ngjarje përbënin gati 70% të dëmeve, me faturën e kompanive të sigurimeve që arrin në 35 miliardë dollarë.
/abcnews.al