Horror në SHBA/ Babai detyroi djalin të merrte drogë derisa humbi jetën, qesh kur arrestohet

schedule10:11 - 9 Gusht, 2023

schedule 10:11 - 9 Gusht, 2023

Një i ri nga Alabama, i cili besohet se u detyrua nga babai  i tij dhe dy fqinjët të pinte drogë ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas New York Post , 26-vjeçari Landon Tyler Rader u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në Jasper më 27 mars dhe pas një hetimi disa mujor, autoritetet lokale më në fund arrestuan babain e tij, 48-vjeçarin Jamie Rader dhe fqinjin e  tyre, Ryan Dustin, 24 vjeç dhe Tonya Rae Keane, 43 vjeç.

Babai i Landon ishte i buzëqeshur në foton e arrestimit, pavarësisht se ai do të përballet me vite burg për vrasjen e të birit dhe trafikim të  drogës. Kur autoritetet policore mbërritën në shtëpinë e viktimës u kuptua menjëherë se ky nuk ishte një rast i zakonshëm i vdekjes nga mbidoza.

Siç ka rezultuar nga hetimet, 26-vjeçari nuk ka përdorur vullnetarisht substancën që i ka kushtuar jetën, por është detyruar të marrë metamfetaminën nga të tre personat.

Siç theksoi nënkolonel Darrell Mott , duke folur për rastin tronditës, tre të pandehurit jo vetëm që e detyruan Landon të merrte drogë, por zgjodhën të mos thërrisnin një ambulancë edhe kur i rridhte gjak.

Para arrestimit, babai i pavetëdijshëm postoi në mediat sociale, duke iu përgjigjur komenteve që sugjeronin se ai mund të jetë përgjegjës për vdekjen e djalit të tij dhe duke iu referuar ” teorive konspirative”.

“Sapo humba djalin tim dhe nuk mund të pikëllohem apo të gjej paqe. Nuk ka asgjë të dyshimtë. Disa njerëz përhapin thashetheme dhe gënjeshtra. Kam mjaft probleme,” shkroi ai në një postim në fund të marsit.

/abcnews.al