Inteligjenca artificiale mund të identifikojë fjalëkalimet nga tingulli i tastjerës

schedule09:20 - 9 Gusht, 2023

schedule 09:20 - 9 Gusht, 2023

Shkruarja e fjalëkalimit në një kompjuter ndërsa flet në Zoom mund ta hapë derën për sulm kibernetik, sugjeruan studiuesit, pasi një studim zbuloi se inteligjenca artificiale mund të zbulojë secilën shkronjë që shtypet duke përgjuar tingullin e shtypjes së tasteve.

Ekspertët kanë thënë se ndërsa përdorimi i aplikacioneve për video-konferenca si Zoomi është rritur, dhe pajisjet me mikrofona janë kudo, kërcënimi për sulme kibernetike bazuar në zë po ashtu është rritur.

Tani studiuesit thonë se kanë krijuar një sistem që mund të zbulojë secilin tast që shtypet në një tastierë, vetëm bazuar nga regjistrimet e tingullit që lëshon, shkroi Guardian.

Studimi tregon se studiuesit shtypën secilin nga 36 tastet në një MacBook Pro, përfshirë shkronjat dhe numrat, 25 herë rreth, duke përdorur gishta të ndryshëm dhe me presion të ndryshëm. Tingujt u regjistruar si gjatë një thirrjeje në Zoom, ashtu edhe në një smartphone të vendosur në një distancë të shkurtër nga tastiera.

Ekipi i vendosi të dhënat në një sistem që njeh tingujt dhe rezultati tregoi se shkronja me tingullin përputheshin 95%.

Studiuesit kanë theksuar se ka mënyra që këto sulme mund të parandalohen, përfshirë opsionin e verifikimit me dy hapa. Ose, ata thonë se ide e mirë është të përdoret tasti “shift” për të krijuar përzierje të shkronjave të mëdha me të vogla, ose numrave e simboleve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!