Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë/ Shkon në 9 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në Pokrovsk

schedule08:54 - 9 Gusht, 2023

schedule 08:54 - 9 Gusht, 2023

Të paktën nëntë persona u vranë kur raketat ruse goditën qytetin e Pokrovsk dy herë të hënën mbrëma, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën duke shkatërruar apartamente dhe një hotel, sipas vlerësimit të fundit nga autoritetet ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se 82 persona ishin plagosur dhe shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit në Pokrovsk, rreth 75 kilometra në jugperëndim të Bakhmut, kishin përfunduar.

“Të gjithëve iu ofrua kujdesi i nevojshëm. Mes të plagosurve ka edhe dy fëmijë”, tha Zelensky.

Gazetarët, punonjësit e ndihmës dhe personeli ushtarak qëndronin shpesh në hotel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!