Favoritët në 5 ligat kryesore të Europës

schedule20:15 - 8 Gusht, 2023

schedule 20:15 - 8 Gusht, 2023

Seria A do të jetë liga më e paparashikueshme në garën për titull në 5 ligat më kryesore të Europës. Interi është favorit për të fituar kampionatin por me vetëm 43.6% shanse.

Superkompjuteri i OPTAS ka bërë një analizë dhe llogaritje se kush do jetë kampion në kampionatet më elitare në Europë. Në Angli, superkompjuteri parashikon Manchester Cityn kampion me 90.2%.


Bundesligan e fiton Bayerni me 69.3% mundësi, ndërsa në La Liga Real Madrid do i marrë fronin Barcelonës me “Los Blancos që kuotohen me 48.4% mundësi për ta fituar kampionatin.

Ndërsa në Francë, sipas superkompjuterit të OPTA, PSG ka 57.3% mundësi për ta fituar kampionatin francez.