“Opozita, selektive në denoncime”, Kulluri: Nuk ka koherencë dhe integritet moral

schedule19:38 - 8 Gusht, 2023

schedule 19:38 - 8 Gusht, 2023

Analisti Edvin Kulluri, në një intervistë për ABC News, tha se opozita është selektike në denoncime. Teksa po fliste për akuzat ndaj Sali Berishës për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, analisti se opozita hesht për çështje të rëndësishme dhe se ‘duhet të marrë fund opozitarizmi selektiv’.

“Opozita është selektive në goditjen e problematikave të qeverisë. Përmenden gjëra të parëndësishme dhe nga ana tjetër hesht për të tjera çështje të dukshme. Duket se ka një marrëveshje në heshtje mes palëve për të mos ngacmuar miqtë dhe interesat e njëri-tjetrit.”, theksoi analisti.

“Kjo opozitë nuk ka koherencë dhe integritet moral sepse heshtet për disa biznesmenë pranë qeverisë dhe bërtitet për ata që nuk janë pranë opozitës por pranë qeverisë. E njëjta gjë ndodh edhe me qeverinë që jep punë përmes favoreve biznesmenëve të lidhur me opozitën ashtu siç jep edhe të vetëve.”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!