Nis asfaltimi i rrugës Maqellarë-Peshkopi/ Balluku: Rruga Tiranë-Peshkopi do të bëhet për një orë

schedule15:52 - 8 Gusht, 2023

schedule 15:52 - 8 Gusht, 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nisjen e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor Maqellarë-Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbërit. Projekti është 8.4 kilometra, rreth 2.4 km më i shkurtër se rruga ekzistuese.

“Ky është kantieri Maqellarë – Peshkopi dhe sot po lexoja që ecuria e punimeve është 5.4% pasi sapo ka filluar, megjithatë Rrahim unë mendoj se me këtë ritëm që shoh do ta kemi shume shpejt veprën.

Një vepër e rëndësishme, vazhdim i rrugës së Arbrit, një vepër që pritet nga të gjithë dibranët, por edhe nga të gjithë vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë këtë vit dhe që unë do të thoja do të jetë jo vetëm një rrugë me kushte të përmirësuara që është një kategori C2 e përmirësuar, por nga ana tjetër do të kemi edhe një shkurtim të kilometrave. Pra nga 11 kilometra që sot lidhet Maqellara me Peshkopinë, ne do të shkojmë diku tek 9 apo ca më pak 8.54 për 2.4 kilometra më pak dhe që është trase komplet e re.

Projekti është 8.54 kilometra, 2.4 kilometra më i shkurtër se rruga ekzistuese. Lëmë mënjanë të gjitha kthesat, të gjitha pikat e errëta, cilësia do të jetë një cilësi C2, por e përmirësua dhe sigurisht ajo çka ne synojmë është që të kemi një shpejtësi në zonat e pabanuara rreth 60 kilometra në orë, ndërkohë që zonat e banuara ashtu si kudo 30 kilometra në orë.”, theksoi mes të tjerash zëvendës kryeministrja gjatë inspektimit të rrugës Maqellarë-Peshkopi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!