Më 4 gusht, Meghan Markle festoi ditëlindjen e saj të 42-të. Në ditëlindjen e saj të veçantë ajo kishte një darkë romantike me bashkëshortin e saj Princin Harry. Disa ditë më vonë, ajo shkoi dhe pa filmin me sukses absolut “Barbie”. Sipas Page Six, Dukesha e Sussex- it pa filmin me Margot Robbie dhe Ryan Gosling të hënën, së bashku me Ellen Degeneres dhe gruan e saj, Portia De Rossi.
Më pas, pas shfaqjes së filmit ‘Barbie’, ata shkuan në hotelin ‘San Ysidro Ranch’ ku u mbajt një festë beqarie. Raportimet thonë se Meghan iu afrua nuses së ardhshme dhe i uroi asaj ditëlindjen./abcnews.al