Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alkool pa frena, ylli i klubit anglez e pëson keq

schedule09:56 - 27 Shtator, 2019

schedule 09:56 - 27 Shtator, 2019

Është e pashmangshme që në Angli të mos ketë futbollistë që kanë dëshirë të qëndrojnë deri në orët e para të mëngjesit dhe të konsumojnë alkool. Një nga ana ata që e ka bërë diçka të tillë është edhe Richard Keogh.

Kapiteni i Derby County ka përfunduar me pasoja, pasi ka pësuar një aksident dhe ka dëmtuar gjurin. Pasoja janë të rënda dhe ai e ka mbyllur sezonin. Klubi nuk ka dhënë shumë detaje, duke e cilësuar gjithçka si një incident i lidhur me alkoolin.

Ngjarja ka ndodhur pas një darke të organizuar nga klubi. Tom Lawrence, Mason Bennett dhe Richard Keogh kanë menduar të qëndrojnë më gjatë. Dy të parët janë arrestuar dhe janë akuzuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ata janë liruar më pas, por do të duhet të paraqiten në gjykatë më 15 tetor.

“Një grup i vogël, përfshirë edhe kapitenin e skuadrës, Richardh Keogh, vazhduan të pinin natën. Ata duhet ta kishin ditur kur të ndaleshin dhe gjithashtu nuk kanë dashur të shkojnë në shtëpi me makinat e vendosura nga klubi, por kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë.

Lojtarët do t’i nënshtrohen një hetimi të brendshëm dhe do të marrin një dënim sipas kodit të sjelljes dhe procedurave disiplinore të klubit. Ata që kanë qenë të përfshirë e dinë se do të paguajnë një çmim për veprimet e tyre. Gjithashtu ne do t’i mbështesim ata për t’u rehabilituar dhe për t’u kthyer në skuadër”, thuhet në njoftimin e Derby Conty. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!