Zjarret në Portugali/ Mijëra hektarë të djegur, të paktën 9 zjarrfikës të lënduar

schedule09:37 - 8 Gusht, 2023

schedule 09:37 - 8 Gusht, 2023

Zjarrfikësit në Portugali po luftojnë për të kontrolluar zjarret që kanë djegur  mijëra hektarë tokë për shkak të rritjes së temperaturave.  Rreth 800 njerëz u përfshinë në shuarjen e zjarrit pranë qytetit jugor të Odemiras të hënën mbrëma, me më shumë se 1,400 njerëz që duhej të evakuoheshin.

Të paktën nëntë zjarrfikës janë lënduar gjatë shuarjes së zjarrit. Temperaturat mbi 40 gradë Celsius pritet të godasin pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik këtë javë.

Tre zjarre të mëdha që dogjën qindra hektarë në Spanjë gjatë fundjavës janë vënë nën kontroll, por paralajmërimet e motit mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.

Në Portugali, e hëna shënoi rekord të lartë prej 46.4C, dita më e nxehtë e vitit deri më tani, e regjistruar në Santarém.  Deri tani janë shkatërruar rreth 16600 hektarë tokë, ndërsa janë evakuuar gjithsej 19 fshatra, katër shtëpi turistike dhe një kamping.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Helder Guerreiro, tha se situata ishte “kritike, e vështirë dhe e ndërlikuar”.

Në Spanjë, zjarret pranë qyteteve bregdetare jugperëndimore të Cadiz dhe Huelva dhe në rajonin verior të Katalonjës dogjën më shumë se 2,470 hektarë në total të shtunën dhe të dielën.

Vala e të nxehtit të kësaj jave do të jetë e treta që godet Gadishullin Iberik këtë verë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!