Një sulm i ISIS ka ndodhur në provincën e Raqqa, në veri të Sirisë ku si pasojë janë vrarë dhjetë anëtarë të regjimit sirian.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Shteti Islamik sulmoi pozicionet e anëtarëve të forcave të regjimit (…) duke u vënë zjarrin automjeteve ushtarake dhe atyre të parafabrikuara.
Gjashtë ushtarë u plagosën gjithashtu, disa në gjendje të rëndë, tha organizata joqeveritare, e cila është me bazë në MB, por ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.
Forcat qeveritare kontrollojnë zonat në rajonet lindore dhe jugore të provincës Raqqa, ndërsa forcat kurde mbajnë pjesën më të madhe të veriut.
Qyteti i Raqqa ka qenë prej vitesh kryeqyteti i “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik. Xhihadistët u dëbuan prej saj në vitin 2017.
Grupi xhihadist njoftoi javën e kaluar vdekjen e liderit të tij, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurasi, i cili u vra në përleshjet në veriperëndim të Sirisë./abcnews.al