Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për dhunë fizike në familje.
Sipas policisë mësohet se durrsaku është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilat ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin 37 vjeçar, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al