Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka folur sot për mediat italiane, ku ka reflektuar për karrierën e tij, ofertën që kishte në vitin 2004 dhe ka vlerësuar kartonin e tij, në rast se do të luante ende:
“Është e qartë për të gjithë se Reali i Madridit më kërkoi në vitin 2004. Refuzova shansin për të fituar trofe të shumtë në mënyrë që të mbroja vetëm fanellën e Romës. Edhe këtu kam fituar disa trofe, kampionatin, Kupën e Italisë.
Por këto trofe nuk më dhanë mundësinë që të rivalizoja me lojtarët e tjerë për “Topin e Artë”. Nëse sot do të luaja, do të kushtoja 200 milionë euro”, tha mes të tjerash Totti./abcnews.al