Trupat e pajetë të pesë burrave, të zhveshur, me shenja dhune, u gjetën në një makinë të braktisur në Tecate, një qytet në veriperëndim të Meksikës që kufizohet me Shtetet e Bashkuara.
Brenda makinës ishin pesë trupa, të zhveshur, të cilat me sa duket kishin pësuar “goditje të shumta” dhe kishin “shenja mbytjeje”, sqaruan autoritetet.Makina kishte targa amerikane, diçka jo e pazakontë në rajonin kufitar.
Sipas mediave meksikane, sulmuesit kanë lënë një mesazh kërcënues brenda automjetit. Tecate është rreth pesëdhjetë kilometra nga Tijuana, në shtetin e Baja California, një nga qytetet më të prekura nga dhuna e karteleve të drogës.
Më shumë se 420,000 vrasje janë regjistruar në Meksikë, shumica e të cilave autoritetet ia atribuojnë organizatave kriminale, që kur filloi “lufta kundër drogës” në vitin 2006, duke përfshirë ushtrinë në operacionet brenda vendit për të goditur kartelet.
/abcnews.al