Tashmë gjithçka është vendosur. Qendërmbrojtësi turk, Merih Demiral dëshiron largimin nga “zikaltërit” e Atalanta, për një tjetër ekip që mban ngjyrat “zikaltër” dhe janë pikërisht rivalët e këtyre të fundit, italianët e Inter.
Ish-qendërmbrojtësi i Sassuolo e Juventus e ka vendosur tashmë largimin e tij dhe ka refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur për të, teksa është në pritje të ofertës së nënkampionëve të Evropës, ofertë që pritet të vijë në ditët në vijim.
“Bergamaskët” dëshirojnë të fitojnë goxha para nga 25-vjeçari turk e për këtë arsye tregu është i hapur, ku së fundmi interes kanë shfaqur dhe “çekiçët” e Ëest Ham, të cilët vetëm pak ditë më parë i shitën italianëve kartonin e Gianluca Scamacca. /i.m /abcnews.al