Dhjetë vagona të trenit të pasagjerëve dolën nga shinat pranë një qyteti në provincën jugore të Sindh, që ndodhet rreth 275 kilometra nga qyteti më i madh i vendit, Karaçi.
“Duke pasur parasysh madhësinë e ngarkesës së pasagjerëve të trenit, priten shumë viktima”, raportoi Geo TV. “Hazara Express po udhëtonte nga Karaçi në Abbottabad kur ndodhi aksidenti”, tha për HUM News Mohsin Sial, një zyrtar hekurudhor.
#WATCH : Train accident in Pakistan- At least 15 dead and 50 injured after 10 coaches of #Rawalpindi-bound Hazara Express derails near #Sahara Railway Station.#Pakistan #Pakistan #trainaccident #BREAKING #BreakingNews #LatestNews #Latest pic.twitter.com/Z2mLKxwn0o
— upuknews (@upuknews1) August 6, 2023
Aksidentet në rrjetin e vjetër hekurudhor të Pakistanit janë të zakonshme, ndërkohë që qeveritë e njëpasnjëshme në vitet e fundit janë përpjekur të sigurojnë fondet e nevojshme financiare për të modernizuar rrjetin si pjesë e programit të zhvillimit të infrastrukturës në kuadër të nismës globale të tregtisë dhe ekonomike. “Një brez një rrugë” e promovuar nga Pekini./abcnews.al