Vala e të nxehtit prek Irakun, temperaturat shënojnë mbi 50 gradë Celcius  

schedule11:34 - 5 Gusht, 2023

schedule 11:34 - 5 Gusht, 2023

Krahas temperaturave jashtëzakonisht të larta, banorët irakianë po përballen me dy probleme të tjera, mungesën e ujit dhe të energjisë elektrike. Sipas informacioneve, 10 deri ne 15 pacientë janë shtruar në spital për shkak të dehidratimit.

Të mërkurën në Bagdad u regjistrua temperatura më e lartë prej 49 gradë Celsius, ndërsa në Barsa temperatura arriti në 51 gradë Celsius. Temperatura në disa provinca të Irakut, duke përfshirë Maysan, Dhi Qar, Muthanna, Diwaniyah dhe Najaf gjithashtu i tejkaloi 50 gradë Celsius.

Fundjavën e kaluar pati një ndërprerje mbarëkombëtare për shkak të një zjarri në një termocentral në provincën jugore të Basrës, duke dërguar në një kolaps të plotë të furnizimit me energji elektrike.

Iraku, me rreth 43 milionë banorë, është një nga vendet më të nxehta në Tokë. Sipas një raporti, më shumë se 83 mijë persona janë zhvendosur për shkak të thatësirës.

/abcnews.al