Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Argjentinë. Sipas Qendrës Kërkimore Gjeoshkenca (GFZ), tërmeti i magnitudës 6.2 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur në qytetin Santiago del Estero të Argjentinës.
GFZ tha se tërmeti ishte në një thellësi prej 620 km, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të plagosur.
/abcnews.al