Tërmeti në Itali, ku ishte epiqendra

schedule09:15 - 5 Gusht, 2023

schedule 09:15 - 5 Gusht, 2023

Italia mëngjesin e kësaj të shtunë është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit.

Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 6:32 në rajonin Marche, në provincën Macerata.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) të Romës, tërmeti kishte një epiqendër 25 km të thellë dhe një epiqendër 8 km nga Cingoli dhe 9 nga San Severino.

Nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende./abcnews.al