Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet kreditimi/ Vetëm në qershor janë dhënë 60 milionë euro nga bankat

schedule14:26 - 4 Gusht, 2023

schedule 14:26 - 4 Gusht, 2023

Ecuria e kreditimit të ekonomisë shqiptare ka qenë më e lartë gjatë vitit 2023 pavarësisht normave të larta të interesit. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në qershor janë aprovuar rreth 6 miliardë lekë më shumë hua në krahasim me një muaj më parë ose rreth 60 milionë euro më tepër.

Vetëm gjatë qershorit është akorduar një kredi e re e cila kap vlefrën e 29.3 miliardë lekëve nga 23 që ishte gjatë muajit maj të këtij viti.

Ekonomia shqiptarë është mbështetur me më shumë hua edhe nëse bëjmë një krahasim si 6 mujor. Për gjashtë muaj, sektori bankar dha 139.6 miliardë lekë, në rritje me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Këto shifra tregojnë se rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë nuk kanë ndikuar në stopimin e kreditimit në vend apo në rritjen e kujdesit nga bankat e nivelit të dytë.Aktualisht norma bazë e interesit është 3% më e larta e regjistruar në dekadad e fundit por gjatë muajve të fundit ky nivel është lënë i pandryshuar.

Huaja e dhënë ndaj bizneseve në gjysmën e parë të vitit ka pasur rritjen më të fortë me një rritje mbi 35%. Por po ashtu me rritje ka qenë edhe kreditimi për individët kryesisht për blerje banese.
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në qershor të këtij viti portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 713.3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 1.6%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!